Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në Golem të Shkodrës. Si pasojë e të shtënave, një 29-vjeçar ka mbetur i plagosur.
“Rreth orës 17:50, në fshatin “Golem”, dyshohet se shtetasi Mario Kroni, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Renaldo Kola, 29 vjeç, banues në fshatin Golem”, njofton policia.
Korrespondentja e Klan News, Emi Kalaja raporton se në sherr janë përfshirë disa persona, pjesëtarë të 2 familjeve. Fillimisht ka pasur përplasje verbale dhe fizike. Konflikti ka degraduar deri në plagosjen e 29-vjeçarit.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e autorit. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 17:50, në fshatin “Golem”, dyshohet se shtetasi M. K., ka plagosur me armë zjarri shtetasin R. K., 29 vjeç, banues në fshatin Golem.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e autorit.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
/tvklan.al