Zëvëndëspresidenti amerikan, Mike Pence, do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgjedhur, Joe Biden.
Lajmi është bërë publik nga agjencia Reuters, duke iu referuar një deklarate të një zyrtari të lartë të administratës amerikane.
Pence nuk iu përgjigj thirrjes së presidentit aktual, Donald Trump për të kundërshtuar certifikimin votave të Kolegjit Elektoral nga ana e Kongresit.
Tashmë duket se ndarja mes Pence dhe Trump është thelluar, pasi Presidenti në detyrë ka deklaruar se nuk do të jetë në ceremoninë e inugurimit.
Nga ana tjetër Presidenti i zgjedhur, Joe Biden, tha se Pence do të ishte i mirëpritur në betimin e tij zyrtar më 20 janar. “Ne do të ishim të nderuar ta kemi atë atje dhe të ecim përpara në tranzicion“, u shpreh ai.
Ndërkohë demokratët po përgatisin shkarkimin e Trump, por duket se koha po punon kundër tyre. Shkarkimi do të ishte formal dhe do ndalonte Trump-in të garonte në zgjedhjet e ardhshme./tvklan.al