Kosova do të luajë dy ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve, ndaj Rumanisë dhe Lituanisë.
Në prag të këtyre përballjeve, lista e “dardanëve” ka pësuar ndryshime, për shkak të dëmtimeve të disa lojtarëve.
Me ekipin nuk do të jenë Milot Rashica, Leart Paqarada dhe Bersant Celina, të cilët u dëmtuan në fundjavë.
Në vendin e tyre, janë ftuar lojtarë si Zymer Bytyqi, Art Smakaj dhe Leard Sadriu.
Kosova do të përballet me Rumaninë më 15 Nëntor dhe me Lituaninë më 18 Nëntor. /tvklan.al