Parlamenti i Maqedonisë pritet të votojë pas pak ndryshimet kushtetuese që do t’i hapin rrugë zbatimit të marrëveshjes me Greqinë për emrin. Fillimisht votimi ishte parashikuar për në orën 12:00, por më pas u shty.
Mediave maqedonase raportojnë se kryeministri Zaev ka arritur të sigurojë 80 votat, apo 2/3 e nevojshme për miratimin e ndryshimeve kushtetuese dhe largimin e skenarit të zgjedhjeve të parakohshme.
Tv Klan