Në seancën plenare që po vijon prej orësh, fokusi është tek ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Nga foltorja e parlamentit, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi është shprehur se puna për Reformën Zgjedhore duhet të vijojë teksa ka vënë theksin tek propozimet që grupi i PD-së ka sjellë.

Gazment Bardhi: Ku ka sistem më të pastër të përfaqësimit nga vota e qytetarëve se sa sistemi mazhoritar? Këta i cakton kryesia e partisë, apo organi më i lartë drejtues i secilës parti. Tani ne duhet të bëjmë krahasimin me sistemin që kemi sot në fuqi dhe për këtë do të duhet të na ndihmojnë numrat. Ne shkojmë drejt një formule, ku 100 deputetë renditen nga partia politike që i cakton dhe 40 të tjerë që i cakton po partia politike se edhe këta nuk vijnë nga rruga. Ky nuk është një numër rastësor.

40 deputetë të ndarë në partitë përkatëse numri i domosdoshëm për qeverisjen e vendit. Do të jemi këtu dhe do e shikojmë. Unë nuk kam parë ndodnjëherë se këta të 3 të kenë votuar ndryshe nga partia e tyre. Nëse realisht po, ky numër i deputetëve që do të vijë nga vota nuk do i bindet kryeministrit, por interesit publik dhe të qytetarëve. Ne kemi bërë një gabim në 2008, po mund të ketë qenë gabim se kemi shkuar nga ekstremi në ekstrem. Nuk mund të ketë zgjidhjen që funksionon pa u testuar dhe që kalon nga ekstremi në ekstrem.

Propozimi që kemi bërë është që çdo qytetar që ndodhet datën e zgjedhjeve jashtë Shqipërisë do të votojë atje ku ndodhet, kjo është një arritje. Pazar se po zbatojmë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, se po i njohim të drejtën e votës diasporës. Pazari ka të japë dhe të marrë. Herës i fshehur, kush nga dispozitat e kësaj që po votojmë ne sot, njeh herësin e fshehur?

Cila nga këto? Këto që po miratojmë nuk janë adresim i problemeve reale të zgjedhjeve në Shqipëri, janë detyrimi i çdo deputeti dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për zbatim. Puna për Reformën Zgjedhore duhet të vijojë. 2 apo 3 muajt në vijim duhet të gjithë bashkë të bëjmë të mundur atë që do të ishte Reforma kuptimplotë Zgjedhore.


/tvklan.al