Ulje drastike e infektimeve, banorët zhvillojnë antitrupa
Qyteti brazilian i Manausit mund të jetë shembulli konkret i “imunizimit të tufës” në mesin e pandemisë së koronavirusit. Qyteti me 2.2 milionë banorë është kryeqendra e shtetit federal brazilian të Amazonës, ku jetojnë rreth 60% e banorëve të të gjithë këtij shteti.
Numri i vdekjeve ditore në 14 ditët e fundit kanë rënë në mënyrë drastike pa u aplikuar asnjë masë karantine, në numra 1 shifrorë. Këtë të premte u shënuan vetëm 8 viktima dhe mbi 800 të infektuar.
Por Manausi u godit fortë gjatë valës së parë të pandemisë në periudhën Mars-Maj, kur shënoheshin qindra viktima në ditë, çka e çoi shërbimin e varrimeve në kolaps.
Sipas një studimi të kryer nga 34 grupe shkencëtarësh brazilianë dhe të huaj, 66% e banorëve të qytetit kanë zhvilluar anti-trupa të mjaftueshëm për të penguar një infektim të dytë nga COVID-19.
Analizat e gjakut të personave që e kaluan infektimin faktuan praninë e anti-trupave. Studime të ngjashme janë duke u zhvilluar në shumë vende të botës për të vërtetuar nëse “imunizimi i tufës” është apo jo një mit.
Nëse nuk rezulton kështu, kjo mund të jetë një tjetër zgjidhje në mungesë të një vaksine anti-COVID. Imunizimi i tufës arrihet kur popullata lihet të infektohet për të prodhuar anti-trupa ndaj një virusi, por ekspertët thonë se kjo është një rrugë e rrezikshme dhe jo sigurtë.
Tv Klan