Vinicius Jr, ka një kontratë me Real Madridin deri në vitin 2027 dhe një klauzolë prej 1 miliard eurosh. Nisur nga ky skenar, duket çmenduri të mendosh se ai mund të largohet nga klubi, por gjithçka mund të ndodhë.

Pak muaj më parë u bë e ditur se klubet e Arabisë Saudite po bënin gjithçka për brazilianin. Ata i ofruan atij 1 miliard Euro për pesë vjet dhe siç u shpjegua në gusht, ata do t’i paguanin Real Madridit 500 milionë Euro. Por nuk ka pasur asnjë ofertë zyrtare nga Al Hilal, por ka pasur kontakte me lojtarin dhe njerëzit pranë tij, të cilët informuan Real Madridin për atë që po ndodhte.

Veç arabëve, për 24-vjecarin Brazilian interesohen edhe PSG, Chelsea dhe Manchester United. Për momentin është vetëm interes, por në pak javë, siç raportojnë mediat spanjolle, përfaqësuesit e Vinicius do të takohen me Real Madridin dhe aty do të hidhen kartat në tavolinë. Klubi i bardhë dëshiron të rinovojë lojtarin, por duhet të shohim se çfarë thonë agjentët e brazilianit.

Ka të dhëna që klubi madrilen kërkon të përfitojë nga skuadrat e interesuara pasi braziliani nuk e fitoi Topin e Artë. Zyrtarët dhe lojtarët e skuadrës mbështetën Vinicius duke treguar solidaritet, por paratë mund të ndryshojnë mënyrën se si Real Madrid do të kujdeset për të. Do t’i tregojë që është në qendër të projektit apo do të shohë mundësinë e përfitimit financiar prej shitjes së tij.

Tv Klan