Selami Hasani një ndër të shumëkërkuarit e drejtësisë Shqiptare, emri i të cilit ndodhet dhe në listën e Interpolit është arrestuar sot në orët e para të mëngjesit nga forcat Speciale RENEA.

43-vjeçari i cili akuzohet për dy vrasje në Fier  është dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 25 vjet burg.

Prangosja e Hasanit  u krye në banesën e tij nga forcat RENEA, të cilët në bashkëpunim me strukturat e policisë së qarkut Fier kishin mundësuar rrethimin e banesës së 43-vjeçarit.

Klodian Branko: “Në momentin që po ndërhyhej në banesë, personi në kërkim Selami Hasani tentoi të largohej nga pjesa e pasme e banesës, por nuk ka mundur të largohej dhe është arrestuar nga forcat e policisë. Në momentin e kapjes atij ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 pistoleta, nga të cilat një TT me 13 copë fishekë dhe një … me 14 copë fishekë.”

Për këtë ngjarje ka reaguar sot edhe kryeministri Berisha, i cili tha se arrestimi i tij tregon edhe njëherë qe policia shqiptare aplikon tolerancë zero ndaj krimit.

Sali Berisha: “Sot në mëngjes ju keni vendosur para ligjit një shuam të kërkuar tjetër dhe absolutisht unë kam besim të plotë se ju nuk keni të ndalur në këtë betejë. Se sakrifica sublime e shokëve tuaj është vetëm frymëzim dhe vendosmëri më e madhe për ju, për t’i rezervuar krimit atë që meriton, tolerancën zero.”

Selami Hasani një ndër personat me rrezikshmëri të lartë kriminale u dënua nga gjykata e Krimeve të Rënda me 25 vjet burg për vrasjen e Julian Isufajt nipit te Arben Isufaj ose i njohur ndryshe si Ben Qimja. Pranga Selami Hasanit, ishte dënuar me 25 vjet burg./tvklan.al