Presidenti i Federatës së Futbollit të Afrikës së Jugut Danny Jordaan u arrestua nga policia, pasi akuzohet se përdori paratë e institucionit për qëllimet e tij. Jordaan, një figurë kryesore në organizimin e Kupës së Botës 2010 në Afrikën e Jugut, u përpoq që të pengonte vënien e tij në pranga.

Ndalimi i tij erdhi pas kontrolleve të policisë në zyrat e federatës afrikano-jugore në mars. Nga dokumentacioni i sekuestruar rezultoi sipas zëdhënësit të policisë Katlego Mogale, se akuzat ndaj tij janë për periudhën “midis viteve 2014 -2018”. Presidenti i institucionit të futbollit afrikano-jugor akuzohet se përdori burimet e organizatës për përfitimin e tij personal, duke përfshirë punësimin e një kompanie private sigurimi për mbrojtjen e tij personale dhe një kompanie për marrëdhëniet me publikun, pa autorizim nga bordit të federatës. 

Bashkë me 73 vjeçarin, po hetohen edhe shefi i financës i federatës Gronie Hlujo dhe biznesmeni Trevor Neethling. Në kërkesën e tij të bërë në gjykatën e Johanesburgut për të bllokuar arrestimin, Jordaan mohoi të ketë bërë shkelje dhe të ketë abuzuar me financat.

Klan News