Shpat Kasapi dhe bashkëshortja e tij janë një prej çifteve më të komentuar në botën e showbiz-it shqiptar. Çifti feston ditën e sotme përvjetorin e kurorëzimit të dashurisë së tyre në fejesë.
Dyshja kanë publikuar foto në Instagram ku dhe i urojnë njëri-tjetrit ditën e tyre speciale.
Kjo padyshim është një ndër ditët më të bukura të çiftit pasi ato festojnë sot më të lumtur se asnjëherë më parë. Ata janë në pritje të një djali, gjininë e të cilit e kanë zbuluar live në emisionin “Rudina” në Tv Klan./tvklan.al