Këngëtari i njohur Shpat Kasapi dhe partnerja e tij Selvija kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në fejesë në 24 Dhjetor të vitit që lamë pas. Këtë e bënë vetë të ditur përmes disa fotove në rrjetet sociale. Shpati në mbishkrimin e fotove ka shkruar: Ne i thamë PO njëri-tjetrit. 24/12/2020”.
Në foto ata shihen mjaft të dashuruar me njëri-tjetrin dhe të lumtur për zyrtarizmin e lidhjes së tyre.
Së fundmi, e fejuara e tij, Selvija ka bërë një mini-intervistë me ndjekësit e saj në Instagram, ku njëri prej tyre e pyet nëse i ka bërë ndonjëherë grimin Shpatit dhe ajo i përgjigjet: “Po dhe prej aty ka filluar çdo gjë.”
Selvija është grimiere dhe mesa duket Shpati ka shkuar për të bërë grimin dhe janë dashuruar me njëri-tjetrin. /tvklan.al