Këngëtari i njohur Shpat Kasapi dhe partnerja e tij Selvija janë bërë prindër për herë të parë të një djali.
Lajmi e ka bërë të ditur vetë partnerja e tij me anë të një postimi në Instagram, teksa na ka njohur edhe me emrin e vogëlushit i cili quhet Roel.
Roel erdhi në jetë në datë 19 Janar, por sot është konfirmuar nga vetë çifti.
‘’19.01.2022 ROELI na gëzoj me ardhjen e tij në jetë. Faleminderit Allahu i Madhëruar?? Shumë dashuri,shumë lot,shumë gjëra na ndodhën për gjatë këtyre 9 muajve?? Uroj me gjithë shpirt që çdo prind ta përjetoj ndjesine e te pasurit nje femijë?? ‘’ ka shkruar ajo.
Kujtojmë se çifti i njohur para pak muajsh kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë./tvklan.al