Reagimi zyrtar mungon, me Juventusin që pret fjalën e fundit nga CAS për çështjen Pogba. Skualifikimi katërvjeçar për doping që i është bërë francezit ndoshta mund të reduktohet, por gjasat që ai të anulohet plotësisht janë minimale.
Për këtë arsyeje, eksperienca e dytë e 30-vjeçarit me torinezët konsiderohet e përfunduar. Në Torino duket se janë gati të ndërpresin kontratën duke qenë se sanksioni do të ndalojë Pogban për një periudhë më shumë se gjashtë mujore.
Megjithatë, jo para qershorit. Sapo të përfundojë sezoni, Juventus dhe numri 10 i tij do të marrin rrugë të ndryshme. Për këtë shkak, torinezët përfitojnë rreth 33 milionë euro, të cilat do përdoren për të ndërhyrë në merkato. Koopmeiners gjendet në krye të dëshirave të bardhezinjve.
Atalanta e di mirë që do ta humbasë holandezin në fund të sezonit dhe po mundohet ta rrisë çmimin e tij deri në 60 milionë euro. Zgjidhje që në Torino janë gati për të përfshirë edhe kartonin e talentit Soule, i cili ka joshur të gjithë me formën e treguar tek Frosinone. I huazuar nga Juventus deri në fund të sezonit, argjentinasi ka shënuar 10 gola dhe dhuruar 2 asiste.