Pilo Lala ka 63 vjet si kuzhinier dhe zotëron një restorant që mban emrin e tij. I ftuar sonte në “Opinion” ai foli gjerë e gjatë për pasionin e hershëm për gatimet tradicionale.


Madje, Blendi Fevziu ndau një kujtim nga fëmijëria që lidhet pikërisht me “Pilo Lala Garden” dhe dashurinë e tij për…fasulet.

Im atë më ka treguar një histori kur unë kam qenë i vogël, se unë s’mund ta mbaj mend…Duhet të kem qenë nja 2 vjeç ndoshta, ose pak më i madh, 3 vjeç…Isha sëmurë, atëherë sëmuresha shpesh dhe familja kishte shqetësim se nuk haja. Isha pak me naze, si shumica e fëmijëve. Tha ndaluam një ditë te Pilo Lala, ai tha s’dini ju ta ushqeni. Prit t’i bëj fasule, bëri fasule tha dhe ti e hëngre. Imagjino…unë nuk e mbaj mend, s’kam si, po fasulet i paskam ngrënë që në atë moshë. Kështu si duket është dashuria ime për fasulet dhe byrekun”, rrëfeu Fevziu./tvklan.al