Krishtlindjet me sa duket kanë ardhur më shpejt për Emili Ratajkovskin dhe në Menu-në e festës janë makaronat.

Supermodelja amerikane është pjesë e një seti fotografik të revistës së njohur britanike “Love”. Ajo mban një palë dorashka me motivet e Krishtlindjeve dhe pozon në një shtrat të mbushur me makarona. Bukuroshja 26-vjeçare postoi vetëm një pjesë të setit në rrjetet sociale, duke marrë admirimin e fansave të shumtë.

Për Emily-n kjo është një periudhë e artë në karrierës së saj. Krahas revistës “Love”, modelja zuri gjithashtu kopertinën e francezes “Madamme Figaro”.

Por me revistën franceze ajo tha se u ndje e zhgënjyer, pasi i kishin ndryshuar buzët dhe trupin me fotoshop./Tv Klan

 

COMING SOON! LOVE ADVENT 2017 @thelovemagazine @kegrand 🍝👙

A post shared by Emily Ratajkowski (@emrata) on