Anëtarja e jurisë në spektaklin “Dance With Me” në Tv Klan, balerina e TKOB Enada Hoxha kritikoi Mateus Frrokun për interpretimin e kërcimit “paso doble”, pasi vazhdonte buzëqeshte vazhdimisht.
Sipas saj, ky kërcim kërkon perfeksion dhe Mateusi duhet të qëndronte serioz, sikurse interpretoi partnerja e tij në kërcim Eliona.
Rreptësinë e balerinës profesioniste të TKOB, Gentjan Zenelaj e kaloi përmes humorit duke shfrytëzuar seriozitetin e kërcimit “paso doble”.
Valbona Selimllari: Mateus, mua më pëlqen kur ti qesh se energjia është shumë e mirë. Sigurisht nuk kundërshtoj Enadën, sepse në rastin konkret ajo e lidh me kërcimin. Edhe unë nuk i kam shumë të qarta nëse qeshet apo nuk qeshet në këto lloj….
Gentjan Zenelaj: Në paso doble? Asnjëherë! Në vdekje dhe në paso doble asnjëherë!
(të qeshura në sallë)
Gentjan Zenelaj: Në paso doble janë të gjithë me kafe…të rroni vetë…
Valbona Selimllari: Nuk do të penalizoj sepse e pashë që në fakt nuk e kishe këtë informacion. Për këtë arsye unë nuk do të penalizoj. Eliona, ti je një dritë. Ishe një mrekulli.
Gentjan Zenelaj: Enada, ka një shprehje popullore që thotë: Dasëm pa vaj dhe mort dhe paso doble pa gaz nuk ka…
Enada: Jo nuk do ta jap 10-tën. Sepse qëndrimi i tij është i njëjtë në çdo kërcim kështu që do unë do doja që ai të ndërgjegjësohej. Jemi në puntatat e fundit, e shikon, tund kokën. Dëgjo, do të të vë një 4. Katër! Më fal Eliona. Mos qesh më të lutem…
Gentjan Zenelaj: Qesh qesh, po kur të vish në Shtator tu qa tek dera e shkollës, mbaje mend.
/tvklan.al