Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani thotë se e sotmja ka qenë një ditë diskutimesh produktive me partnerët kryesorë mbi rrugën evropiane të Shqipërisë dhe bashkëpunimin rajonal.
Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Hasani shkruan se ka zhvilluar një takim me raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Andreas Schieder. Në fokus të këtij takimi, Hasani thotë se ka qenë puna për të hapur grupet e anëtarësimit deri në vitin 2025 dhe për të përfunduar procesin deri në vitin 2027.
“Ditë e plotë diskutimesh produktive me partnerët kryesorë mbi rrugën evropiane të Shqipërisë dhe bashkëpunimin rajonal. Me Andreas Schieder, Raportues për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, ne u fokusuam në punën tonë për të hapur të gjitha grupet e anëtarësimit deri në vitin 2025 dhe për të përfunduar procesin deri në vitin 2027”, shkruan Hasani.
Full day of productive discussions with key partners on Albania’s European path and regional cooperation.
— Igli Hasani (@IgliHasani) January 29, 2025
With Andreas @Schieder, Rapporteur for Albania in the European Parliament, we focused on our work to open all accession clusters by 2025 and to conclude the process by 2027.… pic.twitter.com/5AjCwtRHKt
Ministri thotë se ka zhvilluar takim edhe me të dërguarin special të Francës për Komunitetin Politik Evropian, Hugues Moret.
“Me Hugues Moret, të dërguarin special të Francës për Komunitetin Politik Evropian (EPC) dhe Victoria Billing, Drejtoreshë për Evropën në FCDOGovUK, diskutuam përgatitjet për Samitin e 6-të EPC në Tiranë më 16 maj 2025 dhe ambicien tonë të përbashkët për ta bërë Samitin një platformë për rezultate të prekshme që forcojnë një Evropë elastike dhe kohezive”, thotë Hasani.
/tvklan.al