Një ditë përpara skadimit të afatit për t’u regjistruar si zgjedhës nga jashtë vendit, 219 mijë shqiptarëve u është miratuar kërkesa nga KQZ.

Ndërkohë, numri i atyre që kanë shprehur interes e kalon 272 mijë, nga të cilët afro 42 mijë personave ju është refuzuar kërkesa për gabime në aplikim.

Kërkesës së demokratëve për ta shtyrë afatin përtej datës 4 Mars, komisioneri shtetëror i zgjedhjeve ju kujton pengesën në Kod ku afati i publikimit të listave paraprake është 9 Marsi.

Ai sqaron se gjithsesi propozimi u rrëzua nga socialistët, por Celibashi mendon se mund t’ju jepet një mundësi zgjedhësve që ju është refuzuar kërkesa duke i kontaktuar deri në datën 9 Mars. Vendim që duhet të miratohet nga Komisioni Rregullator.

Sot në mesnatë përfundon dhe afati për dorëzimin e kërkesave për koalicionet parazgjedhore.

Numri i partive politike që do të garojnë në 11 Maj janë 53, dy të fundit mes Mega dhe Koalicioni Euroatlantik, me kryetar de fakto Lulzim Bashën, u regjistruan këtë të hënë.

Tv Klan