Takimi i Elisës me familjen e saj biologjike për herë të parë pas 35 vjetësh nuk shkoi siç e kishte menduar. Sic tregoi ajo në rubrikën “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, ndjeu se “nëna e mohoi për herë të dytë”. Elisa takoi nënën biologjike, Luljetën dhe dajën, Ilirin të cilën e manipuluan për t’i marrë një firmë.
Gjyshi i saj i ndjerë e kishte përfshirë në trungun familjar dhe sipas ligjit 7501, Elisa kishte përfituar tokë. Përmes prokurës, ata autorizonin bashkëshorten e Ilirit, Blerinën për të kryer veprime ligjore që të merrnin pjesën e pronës së Elisës.
Pasi morën firmën, Elisa tregon se nuk ka pasur një komunikim të duhur me ta sepse e kanë sharë, i kanë thënë që nuk e duan dhe nëna i ka kërkuar mos ta telefonojë.
Eni Çobani: Çfarë marrëdhënieje ke pasur ti në vazhdim me dajën, me nusen e dajës, me mamanë tënde?
Elisa: Që në atë moment që unë e kam dhënë firmën përpara noteres në Elbasan, as nëna ime, as daja, as nusja e dajës nuk më kanë mbështetur më, por më kanë futur ‘block’ në të gjitha drejtimet, znj. Eni dhe më kanë thënë që nukt ë duam më dhe mundësisht, edhe më kanë sharë dhe nuk të duam më.
Ardit Gjebrea: Edhe mamaja?
Elisa: Edhe nëna ime dhe mundësisht nëna ime Luljeta Lukani, ka arritur më ka thënë z. Ardit, në telefon, “mos i bjer më telefonit tim se më hap probleme se unë do t’i bëj diçka vetes”./tvklan.al