Emisioni “Stop” në Tv Klan është drejtuar në Durrës për denoncimin e një të moshuare 75-vjeçare, e cila tregon sesi para 14 vitesh Nexhmije dhe Enkelejda Maze i kanë marrë më shumë se 25 milionë lekë. Ajo thotë se sot, pas 14 vjetësh, dy të akuzuarat ende i detyrohen 15 milionë lekë të vjetra.
Pavarësisht se ka vendim gjykate dhe çështja është në përmbarim, zonjave Maze nuk u gjenden pasuri të luajtshme ose të paluajtshme. Pa adresë dhe me pretendimin që janë në Itali, është kjo skema e borxhlijeve për të shmangur detyrimin.
“Stop” ka siguruar një vendim gjykate, ku Enkeleda Hoxha në 2017-ën mbante mbiemrin Maze dhe është dënuar për falsifikim. Gazetarja telefonon bashkëshortin e Enkeleda Mazes, i cili thotë se nuk ka dijeni për borxhet e gruas së tij.
Bashkëshorti i Enkeleda Hoxhës: Alo!
Gazetarja: Si kaluat?
Bashkëshorti i Enkeleda Hoxhës: Mirë, faleminderit!
Gazetarja: Të lutem kam siguruar këtë numrin se dua të flas me Enkeledën, Enkeleda Hoxha, është bashkëshortja juaj?
Bashkëshorti i Enkeleda Hoxhës: Enkeleda Hoxha? S’e njoh!
Gazetarja: Vajza e Nexhmijes?
Bashkëshorti i Enkeleda Hoxhës: Vajza e Nexhmijes? Po!
Gazetarja: Është bashkëshortja juaj.
Bashkëshorti i Enkeleda Hoxhës: Po!
Gazetarja: Të lutem, ku mund ta gjej zonjën Enkeleda?
Bashkëshorti i Enkeleda Hoxhës: Është në Itali.
Gazetarja: Ju keni dijeni për ato borxhet që ka bashkë me nënën e saj kundrejt një zonje këtu në qytetin e Durrësit?
Bashkëshorti i Enkeleda Hoxhës: Jo!
Gazetarja: Nuk keni dijeni as për borxhe të tjera që kanë të dyja së bashku?
Bashkëshorti i Enkeleda Hoxhës: Kush je ti mo vëlla, që më bën pyetje mua?
Gazetarja: Unë jam Domenika nga emisioni “Stop”, zotëri dhe në qoft se Enkeleda është aty, më mirë të takohemi dhe ta flasim nga afër.
Bashkëshorti i Enkeledës mbyll celularin./tvklan.al