Demiri dhe Thëllënxa, motër e vëlla që kanë ardhur në “Shihemi në Gjyq” ndodhen në konflikt për shkak të një borxhi. Gjithçka ka nisur me marrjen e një kredie nga ana e Thëllënxës që për t shlyer mori një tjetër kredi. Në pamundësi për ta paguar, vajza e saj kishte vendosur si kolateral shtëpinë.
Kur banka e nxori në ankand sepse kredia nuk ishte paguar, Thëllënxa i kërkoi ndihmë vëllait, Demirit që ta blinte ai shtëpinë. Kjo është arsyeja pse vëllai e ka sjellë Thëllënxën në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan. Thëllënxa i ka kaluar përmes bankës një pjesë të shumës që pretendohet të jetë 25 milionë, ndërsa vlera e huasë është 38 mijë euro.
Demiri thotë se motra ka edhe pagesa shtesë pasi nuk ka paguar as faturat e ujit dhe ai ka ardhur nga Italia për t’i shlyer. Thëllënxa habitet dhe thotë se këto janë përpjekjet e vëllait për t’i marrë shtëpinë, madje deklaron se ai e ka goditur pas shpine.
Demir: Debitore karshi, sot e kësaj dite te UKT-ja, te uji. Të vij unë nga Itlia e të paguaj ujin tënd?
Thëllënxa: Ujin tim e kam paguar vetë unë ja ku i kam këtu.
Eni Çobani: 2 milionë e 700 mijë lekë.
Demir: Sot kam paguar 370 mijë! Kam bërë një akt marrëveshje unë atje!
Thëllënxa: Po akt marrëveshjen e kam bërë vetë unë!
Demir: Dakord, por çfarë ke paguar?
Thëllënxa: Ja ku janë faturat!
Demir: Çfarë ke paguar ti moj, çfarë ke paguar?
Thëllënxa: Ja librezat! Ti kërkon që edhe uji të kalojë sepse edhe faturën e dritave e hodhe në emrin e vajzës! Kontratën e ujit kërkon ta hedhësh në emrin e vajzës! Nuk e merr shtëpinë ti!
Demir: Shtëpia është e saja, nuk është jotja!
Thëllënxa: Ti nuk e merr shtëpinë të thashë!
Demir: E marrim!
Thëllënxa: O ti, o unë!
Demir: Ka mjete ligjore, ka mjete ndërmjetësimi!
Thëllënxa: O ti o unë, more vesh? Ti je një hajdut, një mashtrues! Unë kërkoj ndihmë nga vëllai! Vëllai mua ma ka futur thikën mbrapa shpine!