Në Nepal po zhvillohet festivali i parë ndërkombëtar i balonave. Balona të ndryshme shumëngjyrëshe u ngritën në qiellien e Pokharës.
Në këtë ngjarje të veçantë morën pjesë 25 balona të cilat vinin nga vende të ndryshme të botës. Pieter Kooistra pjesmarrës në këtë event e përshkroi përvojën e tij si fantastike.
“Përvoja ishte fantastike. Zonë shumë e bukur për të fluturuar, mot i përsosur për fluturim me balonë, jo shumë erë, mund të fluturosh në çdo drejtim, kështu që mund të them se ishte shkëlqyeshëm.”
Vendasit të veshur me veshje tradicionale festuan nën ritmet e muzikës dhe kërcimit, ndërsa të tjerët bënin foto me celularët e tyre.
“U argëtova shumë në festivalin ndërkombëtar të balonave, i cili po ndodh për herë të parë në Nepal. U ndjeva shumë mirë. Nuk kam pasur kurrë rastin të shoh diçka të tillë më parë. Tani ndihem shumë mirë.”
Organizatorët thanë se festivali nëntë-ditor kishte për qëllim promovimin e turizmit të aventurës në vendin ku ndodhen 14 majat më të larta në botë, përfshirë malin Everest.
Klan News