Më shumë se 150 njerëz kanë vdekur në përmbytjet e shkaktuara nga shirat e stuhishëm në dy shtetet indiane të Uttarakhand dhe Kerala, si dhe në pjesë të Nepalit.
Shtëpitë u mbuluan nga uji ose u shkatërruan nga gurët që binin mbi to për shkak të rrëshqitjeve të dheut.
Të paktën 52 persona, 5 prej të cilëve të së njëjtës familje, vdiqën në Uttarakhand dhe 77 në Nepal, ndërsa në të dyja shtetet rezultojnë duzina me njerëz të humbur. Në Kerala rezultojnë 39 jetë të humbura.
Shkollat e vendit janë mbyllur dhe aktivitetet turistike janë pezulluar. Lumi i Gangut doli nga shtrati i tij në Rishikesh duke shkaktuar dëme të mëdha në rajon. Gjatë muajit Tetor, në Uttarakhand, shirat arrijnë deri në 30.5 milimetër në total, ndërsa vetëm në 24 orë arriti shifrën rekord prej 328 milimetra.
Qeveria e Nepalit do t’i japë secilës prej familjeve të viktimave nga përmbytjet rreth 1700 dollarë./tvklan.al