Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu i ka telefonuar Presidentit të ri të SHBA, Donald Trump pas fitores së tij në zgjedhje. Lajmin e ka bërë të ditur zyra e shtypit e kryeministrit izraelit.
“Biseda ishte e ngrohtë dhe e përzemërt. Kryeministri e uroi Trumpin për fitoren e tij në zgjedhje dhe të dy ranë dakord të punojnë së bashku për sigurinë e Izraelit. Të dy diskutuan gjithashtu kërcënimin iranian”, tha një zëdhënës i kryeministrit Netanjahu.
Mendohet se kryeministri izraelit të jetë ndër liderët e parë të huaj që ka folur me Trump që nga shpallja e fituesit të garës presidenciale. Më herët, Netanyahu postoi një mesazh të plotë urimi në rrjetet sociale duke uruar Trumpin në detyrën e tij.
“Urime për rikthimin më të jashtëzakonshëm historik! Rikthimi juaj në Shtëpinë e Bardhë ofron një fillim të ri për Amerikën dhe qëndrueshmërinë e fuqishme të aleancës sonë. Është fitore e madhe”, shkroi Netanjahu.
/tvklan.al