Tri netët e “Këngës Magjike” u finalizuan me garën e fundit të së shtunës ku artistët bënë kilometrat e tyre drejt çmimit të madh. Megjithatë, përtej kupave, secili ia ka arritur që të vendosë gurin e tij në muzikën shqiptare duke sjellë këngë që do t’i rezistojnë kohës, siç tashmë festivali e ka treguar në 24 edicione.

Eni Çobani, e cila ishte e pranishme në natën finale, në nisje të rubrikës “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, pati një urim për Gjebrean e të rinjtë. 8 dhjetori është Dita e Rinisë dhe festivali magjik dëshmoi sërish promovimin e talenteve dhe zërave të veçantë, yjet e të cilëve presin vetëm të ngjiten më lart.

Eni Çobani: Pas një nate të jashtëzakonshme, sikundër ishte ajo e mbrëmshmja, meriton të gjithë duartrokitjet, jo vetëm tonat por të gjithë shqiptarëve.

Ardit Gjebrea: Faleminderit! kë do të përshëndesim sot?

Eni Çobani: Sot, ditën e kemi të veçantë, është data 8 dhjetor, besoj që të gjithë shqiptarët e dinë, është në fakt një ditë feste sepse është Dita e Rinisë dhe ku ka më bukur që të kesh rini të përjetshme! Por më lejoni besoj në emër të publikut dhe të gjithë shqiptarëve që po na ndjekin, unë e kam këtë fat që e kam në krah Arditin dhe dua t’i them vetëm një kompliment të veçantë, jo veç për këngëtarët “Big” të cilët kanë karrierën e tyre dhe ne i njohim prej vitesh, por për kategorinë “New Artist”. Ishte vërtet një mrekulli prandaj rinia dhe ajo rini që shkëlqeu në këtë skenë na jep shpresën dhe motivimin që do të kemi këngëtarë të jashtëzakonshëm në të ardhmen. Bravo, bravo pikërisht për përkrahjen e këtij brezi të jashtëzakonshëm Ardit! Ishte kënaqësi e veçantë!/tvklan.al