Mjekut Edmond Gashi i është shtuar një tjetër akuza nga Policia dhe Prokuroria e Tiranës. 47-vjeçari përveç shpërdorimit të detyrës po hetohet edhe në gjendje të lirë pasi theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Pas seancën gjyqësore të së enjtes mjeku Gashi pasi u largua nga gjykata shkoi në një lokal në zonën e Kasharit duke thyer masën e sigurisë.
Policia shkoi në ambientet e lokalit por nuk e gjeti mjekun, pasi ishte larguar për në banesë. Blutë kërkuan pamjet e kamerave të lokalit por Egi Sorra i cili është vënë nën hetim gjithashtu fshehu DVR-në duke penguar zbardhjen e të vërtetës sipas policisë.
Pasi u verifikua që mjeku ka qenë në lokal, oficerët i shkuan në banesë dhe e shoqëruan deri rreth orës 21 të së enjtes ku iu komunikua edhe procedimi penal në gjendje të lirë.
Mjeku u largua nga ambientet e gjykatës duke shfrytëzuar hapjen e derës nga një punonjëse e gjykatës duke ishmangur kështu edhe mediat. Për sa i përket shoqërimit me efektivë policie për në sallën e gjyqit dhe më pas në banesë, burime nga policia bëjnë me dije se nga gjykata nuk ka mbërritur asnjë fletë – thirrje.
Të enjten Gjykata e Tiranës la në fuqi masat e sigurisë për mjekët dhe specialistët e Spitalit Onkologjik. Hetimet e prokurorisë zbuluan një skemë përfitimi me pacientët e prekur me tumor.
Mjekët nuk u jepnin shërbim dhe i drejtonin drejt një klinike private me qëllim përfitimin. Klinika në fjalë është në pronësi të Halil Gashit, babait të mjekut Edmond Gashi.
Përveç tij nën akuzë janë edhe Alketa Ymeri (Pere), Emiljano Lela, Brikena Qirjazi, Florian Marku, Halil Gashi dhe Drilona Kishta.
Klan News