Njëri pas tjetrit, mjekët e Onkologjikut dhe të hetuarit e tjerë në këtë dosje, dolën jo të qetë nga Gjykata e Posaçme, teksa kjo e fundit kishte konfirmuar masat e sigurisë.
Mjeku Edmond Gashi, i konsideruar nga prokuroria si në krye të skemës së dërgimit të pacientëve të diagnostikuar me tumore ne spitalin privat do vijojë të qëndrojë në “arrest shtëpie”.
Për avokaten Xhoi Nela, masa e pengon atë për detyrën, teksa pretendoi mungesë provash.
Masa e sigurisë “arrest në shtëpi” u la në fuqi edhe për farmacistin Florian Marko, ndërsa detyrim paraqitje për mjeken Alketa Pere dhe 4 të tjerë.
Gjatë seancës avokatët kërkuan që çështja të mos hetohet nga SPAK si dhe rrëzimin e masave të sigurisë.
Megjithatë Gjykata e Posaçme miratoi masat dhe SPAK tashmë do të vijojë hetimet për akuzat e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.
Tv Klan