Mjekët e Spitalit Onkologjik kanë apeluar masën e sigurisë në lidhje me hetimet e rastit të konsideruar si “skandali i Onkologjikut”.

Kështu, më datë 18 Shtator, Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të japë vendimin për masën e sigurisë ndaj mjekëve Edmond Gashi, Brikena Qirjazi, Halil Gashi dhe Florian Marku. Kujtojmë se mjeku i Onkologjikut, i cili ka dhe klinikën private për trajtimin e pacientëve që vuajnë nga kanceri, ka masën e sigurisë arrest shtëpie.

Akuzat që rëndojnë ndaj tyre janë kontrabandë ilaçesh, korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Mjekët dhe punonjësit e tjerë të Spitalit Onkologjik përballen me akuzat se kanë vënë në jetë një skemë të dërgimit të pacientëve të diagnostikuar me tumore drejt spitalit privat dhe për këtë merrnin vlera të ndryshme monetare.

/tvklan.al