Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbutur masën e sigurisë për mjekun onkolog, Edmond Gashi.

Gazetarja e Klan News, Glidona Daci raporton se nga “arrest shtëpie”, mjeku Gashi është liruar me garanci pasurore 20 milionë Lekë (të vjetra). Gashit i është bllokuar pasaporta për të mos e lejuar që të dalë jashtë vendit.

Hetuesit thonë se mjeku Edmond Gashi në bashkëpunim me kolegët e tij orientonin pacientët e diagnostikuar me kancer në një klinikë private, e cila rezulton në emër të babait të tij Halil Gashi.

Për çdo pacient që orientohej për trajtim tek spitali privat, sipas Prokurorisë mjekët e Onkologjikut përfitonin shuma të konsiderueshme parash./tvklan.al