Gjykata e Posaçme ka konfirmuar masat ndaj mjekëve të Onkologjikut që akuzohen për korrupsion e shpërdorim detyre.
Edmon Gashi do të hetohet nën masën “arrest në shtëpi” së bashku me Florian Markun, administrator i kompanisë “FLORI FARMA. Për pesë të akuzuarit e tjerë, gjykata vendosi masën “detyrim paraqitje”.
Mjeku Edmong Gashi kërkoi gjatë seancës të hetohet me një masë më të butë. Ai theksoi se po pengohet të ushtrojë profesionin duke deklaruar se rreth 50 pacientë presin të operohen, por kjo nuk u mor parasysh nga Gjykata.
Xhoi Nela, avokate e Edmond Gashit: Në dosjen hetimore ju siguroj se nuk ka asnjë provë të vetme që mundet që mjekun Edmond Gashi ta implikojë në vepra penale. Janë një sërë klientësh të cilët janë pacientë që duhet të trajtohen nga ana e mjekut të tyre personal dhe që janë 50 biopsi për t’u trajtuar.
Dhe mjekja Alketa Pere kërkoi ndryshimin e masës “detyrim paraqitje”, por kjo nuk u mor parasysh nga Gjykata.
Por këto vendime sollën reagimin jo të duhur të mjekëve. Të nevrikosur, ata shtynë mikrofonat e gazetarëve që u përpoqën tu merrnin një reagim.
Kjo dosje u mor para pak ditësh në hetim nga SPAK. Nga hetimi i kryer nga prokuroria e Tiranës, rezultoi se pacientë të diagnostikuar me tumor nuk u jepej trajtimi i duhur mjekësor në pavionin e Onkologjikut.
Ata dërgoheshin për t’u trajtuar në klinikën private. Gjithashtu janë konstatuar shitje e ilaçeve me vlera tepër të larta nga farmaci, të cilat i tregtonin pa pullë fiskale.
Klan News