Dy persona janë vënë në pranga nga Policia e Gjirokastrës gjatë një aksioni të koduar “Muzgu 4”, të cilët po transportonin emigrant të paligjshëm.
Të arrestuarit janë L.N. 28 vjeç dhe Th.S. 22 vjeç të dy nga Divjaka. Ata po transportonin me makinë në drejtim të Tiranës 5 emigrantë të paligjshëm.
Dy të rinjtë u kapën pranë fshatit Grapsh në aksin Kakavijë-Gjirokastër dhe u arrestuan në flagrancë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës. /tvklan.al