Gjatë kontrolleve në pikën kufitare të Kakavijes, autoritetet kufitare sekuestruan një shumë parash prej 25 mijë Eurosh.

Në bazë të analizës të riskut, në dalje të vendit, u kalua për kontroll në vijë të dytë, shtetasi J. K., të cilit iu gjetën në çantë, 25 000 euro.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. K., 60 vjeç, banues në fshatin Zagori.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

/tvklan.al