Vlora nuk zgjidhet vetëm për pushime apo për të jetuar nga turistët e huaj. Shumë prej tyre e preferojnë qytetin bregdetar shqiptar edhe për të ushtruar pasionet e tyre. Kjo është Ana Yankova, e cila jeton në Palma de Majorca të Spanjës, e cila praktikon pasionin e yoghas në Vlorës.

“Jam prej 2 javësh në Vlorë. Kjo është hera ime e parë në Shqipëri dhe më pëlqen se nuk ka shumë njerëz. Është si të thuash pushime Nëntori. Pashë fotot e këtij qyteti dhe mendova “duhet ta njoh këtë qytet”. Klima është shumë e mirë në këtë kohë të vitit.”

Ajo vlerëson bukuritë e natyrës në këtë qytet, por gjithashtu edhe mikpritjen e njerëzve.

“Kur erdha në fillim, përshtypja e parë ishte për ushqimin. Njerëzit gjithashtu janë shumë të mirë dhe flasin anglisht shkëlqyer.”

Anna qëndron në një apartament në shëtitoren e Vlorës ku praktikon edhe yogan ndërsa thotë se qytetin bregdetar shqiptar do tua sugjerojë edhe miqve të saj. Vlora është një ndër qytetet më të rëndësishme turistike të vendit ndërsa zgjidhet çdo vit nga mijëra pushues nga shtete të ndryshme të botës.

Klan News