Pretendimi i kontestuar i presidentit Nicolás Maduro për fitoren në zgjedhjet e muajit të kaluar ka shkaktuar jo vetëm pasiguri në Venezuelë por edhe ka nxitur frikën për një eksod masiv.
Kolumbia dhe Kili kanë ngritur alarmin se mund të përballen me një valë të madhe të emigrantëve nga Venezuela. Kombet e Bashkuara vlerësojnë se 7.7 milionë venezuelianë janë larguar nga kolapsi i ekonomisë , duke kaluar fshehurazi kufijtë dhe duke u grumbulluar në vendet e afërta.
Ministria e Brendshme e Kilit njoftoi së fundmi se do të vendosë kamera për të gjurmuar kalimet e paligjshme të emigrantëve. Vitin e kaluar qeveria dërgoi forca të armatosura në kufirin e saj me Bolivinë dhe Perunë për të frenuar migrimin përmes një kalimi të rrezikshëm të Andeve dhe tani po shqyrton dërgimin e përforcimeve.
Autoritetet në këto vende tani detyrojnë shumicën e venezuelianëve të paraqesin një pasaportë dhe një dosje që nuk kanë patur të shkuar kriminale. Por përpjekjet për të frenuar migracionin e paligjshëm sipas ekspertëve janë të pakta tani pasi shumë venezuelianë tentojnë të largohen nga vendi.
Shumë demografë dhe sociologë kanë bërë të ditur se vendimi i qeverive si në Kolumbi dhe Kili për të mbyllur kufijtë duke mos ofruar mënyra të sigurta për emigrantët për të aplikuar për azil do të rrisë cenueshmërinë, trafikimin dhe vdekjet e emigrantëve.
Një sondazh i Cadem i publikuar pas zgjedhjeve në Venezuelë, më 4 gusht, tregoi se 61% e të anketuarve kilianë kundërshtuan mundësinë e venezuelianëve që të kërkonin azil në vendin e tyre.
Klan News