Një grua e quajtur Joanna Borucka, 41 vjeç është gjetur e vdekur brenda një valixhe në një hotel në Londër. Ajo ishte nga Polonia dhe për herë të fundit ishte parë 1 muaj më parë. Njerëzit e hotelit kanë treguar se partneri i saj u zhduk nga hoteli dhe nuk e panë më.

Hetuesit besojnë se ajo u pa për herë të fundit e gjallë më 20 Nëntor. Një piktor që vizitoi hotelin hapi valixhen dhe gjeti brenda trupin e një femre. Ajo pamje e tmerroi piktorin, ku u shpreh se kundërmonte erë të keqe.

Shkaku i vdekjes së saj nuk është konfirmuar ende dhe autoritetet kanë nxjerrë njoftimin se kushdo që ka informacione në lidhje me këtë çështje, të dëshmojnë për të zbuluar të vërtetën. /tvklan.al