Autoritetet spanjolle kanë raportuar se një alpinist britanik, i cili u zhduk në vargmalin Pirenej të hënën, është gjetur i vdekur. Trupi i pajetë i 70-vjeçarit nga Londra u gjet pasi u zhvillua një operacion kërkim-shpëtimi në lidhje me zhdukjen e tij.

Specialistët nga Garda Civile spanjolle thanë se ai u gjet në orën 14:00 me orën lokale të së enjtes pranë majës Aspe në Pirenejtë perëndimore, në veri-lindje të vendit. Garda Civile tha se alpinisti u gjet nga tre anëtarë të ekipit të kërkim-shpëtimit, të cilët kontaktuan një njësi ajrore, e cila e transferoi atë në një strehë malore aty pranë.

Fillimisht, alarmi u ngrit në Spanjë, rreth orës 18:00 të së hënës kur autoritetet u kontaktuan nga zyra e Interpolit në Mançester me koordinatat e një byzylyku elektronik që burri mbante. Interpoli kishte shqetësime se ai mund të ishte plagosur ose zhdukur, por që fatkeqësisht u gjet pa shenja jeta./tvklan.al