Një grabitje nën kërcënimin e armës së zjarrit ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:27 në një hotel në Rrugën e Durrësit në Tiranë pranë Ministrisë së Arsimit.
Në pamjet e siguruara nga tvklan.al, shihet qartë se si autori, i identifikuar si Gledi Nezha, 17 vjeç, i afrohet recepsionistit të hotelit dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit grabit paratë në arkën e subjektit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe po punojnë për kapjen e 17-vjeçarit.
Sipas uniformave blu, 17-vjeçari ka qenë më parë i punësuar si recepsionist në këtë hotel. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprimet të mëtejshme hetimore.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe po punojnë për kapjen e një 17-vjeçari, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një hotel, në rrugën “Fortuzi”, ku ka qenë i punësuar si recepsionist. Materialet i kaluan Prokurorisë.
/tvklan.al