Nuk ka qenë policia ajo që ka ndaluar kamionin që u përplas me turmën në Nice, në Korrik të këtij viti, ku gjetën vdekjen 86 persona dhe u plagosën qindra të tjerë. Nga hetimet e policisë, kamioni që vrau 86 persona në 14 Korrik, ka frenuar vetë dhe nuk është ndaluar nga forcat e rendit, siç pretendohej nga Ministri i Brendshëm francez.
Lajmi u bë publik në një emision të përditshëm në një stacion televiziv lokal.
Sipas procesverbalit që publikoi gazetari francez Azzeddine Ahmed-Chaouch, kamioni që masakroi 86 persona nuk ka ecur për 45 sekonda, siç pretendon policia, por ka përshkuar turmën për 4 minuta e 17 sekonda.
Gazetari i TMC franceze, gjithshtu bëri të ditur se ka qenë vetëm një makinë policie në vendngjarje dhe kërkoi publikisht dorëheqjen e disa zyrtarëve të përfshirë në skandal.