Në puntatën e transmetuar ditën e sotme në “Talk Love Story” në Tv Klan është vënë re një krisje e marrëdhënies mes Danielës dhe Vilianit, të cilët u panë më herët mjaft të afërt. Në dhomën e kuqe konkurrenti tha se Ermiri, të cilit fronistja i dhuroi një trëndafil, sipas tij është viktimë me dashje ose pa dashje.
Vilian: Edhe Ermiri do të jetë pjesë e lojës së Danielës, viktimë me dashje ose pa dashje
Daniela: Nuk e di pse e quajnë këta viktimë ose ndoshta e kanë ndjerë veten viktima të gjithë kush ka dalë me mua. Sa për Andin, ai nuk është i fundit, ka edhe të tjerë këtu me të cilët nuk kam dalë akoma.
Andi: Ermiri kishte zënë ndryshk…
Daniela: Është edhe Eni, edhe Albjoni, edhe Franko se nuk është kot këtu, është edhe Algerti.
Andi: Është ngritur nga karrigia.
Daniela: Po mos u merr me atë punë ti, fol për veten…ngroh karrigen aty.
Andi: Ermiri është shumë i parëndësishëm për ty.
Daniela: Unë kam të drejtë të jap pëlqimin tim për kë të dua, nëse nuk të pëlqej unë apo ndonjë tjetër këtu, mund të ikësh. Mund të shohësh dhe andej Andi, je i lirë të zgjedhësh kë të duash.
Andi: Janë shumë goca jashtë që më kanë qejf dhe më simpatizojnë.
Daniela: Je i lirë Andi të zgjedhësh kë të duash.
Xhensila Pere: E morëm vesh që të simpatizojnë jashtë se na e ke thënë 3 herë këtë gjë./tvklan.al