Tema e ditës në “Aldo Morning Show” në Tv Klan ishte një 15-vjeçar që ishte larguar nga shtëpia pas përballjes me të atin i cili i kishte gjetur një qese me hashash. I mituri nuk gjendet prej 5 ditësh. Një pjesë e madhe e telefonuesve bëjnë përgjegjës babain që e ka qortuar apo vështirësinë e të përballurit sot me fëmijët.

Liliana nga Tirana ndau eksperiencën e saj me të birin. Ajo tregoi se ai ka qenë me rezultate shumë të mira, por kurioziteti e shtyu të provonte hashashin.  Për Lilianën ishte sikur iu shemb bota dhe i trembej reagimit të bashkëshortit, por ngjarja rrodhi jashtë parashikimit të saj.

Liliana: Nga eksperienca ime, djali im ekselent, i edukuar shkëlqyer në shkollë dhe mora vesh që kishte provuar hashashin.

Aldo: E kishte provuar?

Liliana: Më tha shoqja ime.

Aldo: Ta tha shoqja, jo ai vetë?

Liliana: Jo, nuk e besova sepse ai është model. I them, “po” më thotë. Si po? “Po”, si po?! Unë dua të them qëndrimin e të atit, unë u shkatërrova, një javë në shtëpi isha sëmurë…

Aldo: Të iku truri.

Liliana: Më iku truri se nuk e mendoja nga ai  se ishte fëmijë i edukuar.

Aldo: Kur flet për tjetrin është kollaj.

Liliana: Mendova që do ia thosha bashkëshortit, por duke menduar që ai ishte shumë autoritar thashë ç’do m’i bëjë djalit se ai të bën atë që të ikte. Djali e pa gjendjen time, tha “o thuaji vetë babit, o do t’i them unë”. I thashë, këtu dua ta nxjerr. Dridhesha  sepse ai është shumë… thashë ç’do t’i bënte. I tha “pse e more? Desha ta provoja. Si ishte? Ishte babi sikur pije nja 3-4 shishe birrë, por sot është kjo bisedë”, i tha, “e provove, e more vesh, nuk do ta pish më. Jo”, tha, “se më mirë pi ca shishe birrë se atë”. Sjelllja e tij ishte… dhe djali nuk e provoi më, e qortoi./tvklan.al