Niko Peleshi ka marrë këtë të martë zyrtarisht detyrën si ministër i ri i Mbrojtjes. Në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes u organizua një ceremoni, ku Olta Xhaçka i dorëzoi stafetën Peleshit. Xhaçka tha se Shqipëria ka përforcuar imazhin si shtyllë stabiliteti jo vetëm në rajon.

“Në FA ka filluar të konsolidohet filozofia e profesionalizmit dhe meritokracisë”, tha ajo.

Ndërkohë ministri i ri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, tha se gjithë këtë kohë është bërë një punë e madhe për t’iu përafruar me standardet e NATO-së, megjithatë punë e madhe ngelet për t’u bërë përpara.

Peleshi renditi disa projekte strategjike si baza për Kuçovën dhe bazën e Pashalimanit. Për këtë të fundit, Peleshi tha se “duhet ndjekur me këmbëngulje për ta bërë realitet”.

Niko Peleshi u emërua në krye të dikasterit të mbrojtjes pasi, kryeministri Edi Rama emëroi në krye të Ministrisë së Europës dhe Punëve të Jashtme Olta Xhaçkën./tvklan.al