Debate të forta pa pasur në seancën parlamentare, gjatë kohës që nisi Interpelanca me Ministren e Arsimit Ogerta Manastirliu, në lidhje me vrasjen e 14-vjeçarit në afërsi të shkollës “Fan Noli”.
Ka qenë kundërpërgjigja e deputetes Ina Zhupa ndaj deputetit Erion Braçe, e cila ka sjell dhe largimin e mazhorancës nga salla e parlamentit përfshi dhe ministren Manastirliu, e cila duhet të jepte përgjigje për sigurinë në shkolla.
Kjo deklaratë e ndezi edhe më shumë debatin, pasi kryetari i grupit parlamentar të PS, Niko Peleshi kërkoi përjashtimin e deputetes Zhupa.
Por këtë kërkesë e kundërshtoi kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi duke rikujtuar fjalorin e kryeministrit Rama.
Edhe pas ndërprerjes së seancës për disa minuta, ajo nisi sërish me debate. Kryeparlamentarja Elisa Spiropali bëri thirrje për vetëpërmbajtje.
Seanca u shty për javën e ardhshme, dhe rendi i ditës përfshirë dhe interpelancën e Manastriliut do të përfshihen në seancën tjetër.
Klan News