Përveç mediave evropiane edhe ato australiane po shkruajnë për Shqipërinë turistike. Sipas të përditshmes australiane “Nine” plazhet shqiptare me rërë të bardhë mund të krahasohet me Kuinslandin, Karaibet ose ishujt grekë.

Sipas “Skyscanner”, agjencisë së udhëtimit me qendër në Edinburg, Skoci, numri i australianëve që kërkojnë të vizitojnë vendin tonë është rritur. Muaji janar regjistroi një numër rekord turistësh australianë që kërkonin të udhëtonin në Shqipëri në maj dhe qershor.

“Shqipëria është bërë e njohur falë plazheve te saj të pabesueshme që rivalizojnë ishujt turistikë në Greqi dhe Itali”, thotë Jarrod Kris, ekspert i udhëtimeve në “Skyscanner”.

E përditshmja ausraliane e vlerëson për qytetet turistike mahnitëse, plazheve të pacenuara, qyteteve të mëdha plot gjallëri dhe fshatrave të pazakontë. Plazhet në të gjithë vijën bregdetare të vendit ofrojnë mundësi për të notuar në detin e ngrohtë dhe të pastër të Jonit. Alpinistët mund të eksplorojnë Alpet Shqiptare dhe shijojnë pamjet mbresëlënëse që konkurrojnë denjësisht Zvicrën.

Vlerëson edhe kryeqytetin e Tiranës të cilin e cilëson një metropol të ngarkuar, ku ndodhen kafene dhe restorante të shkëlqyera.

Çmimet janë shumë miqësore me portofolin për këdo që udhëton me një buxhet të limituar. Vendasit janë gjithashtu super miqësorë dhe mikpritës.

Klan News