Ka nisur në Maqedoni fushata për zgjedhjet presidenciale dhe lokale, të cilat do të mbahen më 22 Mars.
Fushata do të zgjasë deri më 20 Mars, ndërsa një ditë para zgjedhjeve fillon heshtja zgjedhore.
Qytetarët e Maqedonisë do të zgjedhin presidentin e vendit, për të cilin kanë kandiduar shtatë liderë partiakë dhe kandidatë të pavarur. Disa prej tyre janë shqiptarë.
Ndarjet mes partive shqiptare janë thelluar ndjeshëm në prag të këtyre zgjedhjeve. Një ditë para nisjes së fushatës udhëheqësit më me ndikim politik në vend u takuan për të diskutuar mbi organizimin sa më të mirë të procesit të zgjedhjeve.
Por nga takimi është larguar më herët kryetari i Parisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, në shenjë pakënaqësie ndaj gjykatave vendase, të cilat sipas tij ndjekin vetëm aktivistët e PDSH-së dhe jo të rivales BDI.
Thaçi ka vlerësuar se aktivistët e BDI-së janë gjithashtu përgjegjës për incidentet e zgjedhjeve të vitit të shkuar.
BDI ka reaguar duke thënë se kjo çështje i duhet lënë gjykatave dhe se problemet e brendshme partiake të PDSH-së nuk duhen përgjithësuar.
Këto zgjedhje janë një test tepër i rëndësishëm për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Evropian./tvklan.al
Gazetare: Urita Dokle