Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, tha se në të gjitha qendrat e votimit në Kosovë, procesi i votimit ka filluar duke shtuar se i gjithë materiali zgjedhor është shpërndarë me kohë.

Gjatë konferencës së parë për media të KQZ-së, ai iu bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës dhe tha se të drejtë vote brenda Kosovës kanë mbi 1.9 milionë qytetarë.

Elezi ua kujtoi qytetarëve vendimin e KQZ-së se ata mund të identifikohen në qendrat e votimit me letërnjoftim me afat të skaduar./REL