Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimet për shkelje të rëndë për zyrtarin e lartë të policisë, Sabri Jacaj.

Aktualisht ai është shef në Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Gazetari Besar Bajraktaraj ka mësuar se hetimi ka nisur pas të dhënave të siguruara nga këqyrja e një celulari të një efektivi, celular i sekuestruar më parë.

Në komunikimet e gjetura janë zbuluar biseda mes tyre për të favorizuar subjekte private për fshehje të ardhurash dhe evazion fiskal.

Krahas hetimit penal vijon dhe ai administrativ.

Klan News