Me thirrjen për të bërë çmos për të mposhtur Donald Trumpin, Presidenti amerikan Joe Biden dha përpara delegatëve të Konventës së Demokratëve arsyen pse vendosi të tërhiqej nga gara presidenciale e 5 Nëntorit.
“E dua detyrën time, por dua më shumë vendin tim”.
Duke lënë të kuptohet se e kishte të pamundur t’ia dilte rivalit republikan, Biden argumentoi pse propozoi zëvendësen e tij Kamala Herris për këtë garë.
“Ishte vendimi më i mirë i gjithë karrierës time. Ajo është e ashpër, me përvojë dhe ka integritet të jashtëzakonshëm”.
Konventa 4-ditore nisi me fjalën e Kamala Herrisit, e cila do të pranojë nominimin përballë rreth 4 mijë delegatëve të enjten. Ajo u prit me duartrokitje të gjata.
Në fjalën e saj, Herris shprehu mirënjohje për Joe Biden, të cilin e vlerësoi lidershipin e tij, që e konsideroi historik për Shtetet e Bashkuara.
Herris do të pranojë të enjten, përpara 4 mijë delegatëve demokratë, nominimin si kandidate e tyre për presidente.
Deri atë ditë, në konventën e Çikagos do të kenë folur figura të shquara të demokratëve që nisën nga Hilary Clinton në ditën e parë e ku janë parashikuar edhe Barack e Michel Obama, që po ashtu pranuan të mbështesin Herrisin.
Tv Klan