Qyteti i gurte, Gjirokastra, do te mirëpresë pas pese vjetësh artistet folkloriste nga 12 qarqet e vendit ne Festivalin Folklorik Kombëtar, një festival qe përcjell vlerat me te bukura te trashëgimisë shpirtërore, etnomuzikore, e kostumeve te zonave te ndryshme si dhe riteve aq te veçanta qe populli i ka krijuar e ruajtur nder shekuj.

Festivali do te zhvillohet në datat 24 deri ne 29 Shtator ne Kalanë e Gjirokastrës. Ndaj Ministria e Kulturës u kërkoi krerëve te 12 qarqeve qe përzgjedhja e artisteve te përmbyllet ne fund te Korrikut, me  qellim që ata te mund te japin shfaqje edhe për turistet gjate muajit Gusht, duke gjallëruar kështu jetën artistike ne rivierën shqiptare.

Ardian Turku: “Numri i pjesëmarrësve për çdo grup rritet nga 50 pjesëmarrës për çdo grup në 60 dhe mbështetja financiare nga 5 milion lekë të vjetra në 7 milion lekë të vjetra. Këto grupe tashme të përgatitura me kaq kohë pune, me kaq energji të harxhuara, me kaq djersë të harxhuara nga ana juaj duhet që të qarkullojnë në një farë mënyre përgjatë periudhës së verës në mënyrë që si të thuash të gjallërohet dhe jeta kulturore e artistike e sezonit turistik. Ne synojmë që me anë të financimit të kësaj veprimtarie kaq të madhe, me anë të gjithëpërfshirjes këtu në këtë veprimtari kaq të madhe të gjallërojmë midis të tjerash edhe jetën artistike e kulturore dhe të tërheqim sa më shumë turistë vendas apo të huaj”.

Këtë vit janë marre parasysh sugjerimet e organizatoreve për zgjerimin e numrit te artisteve pjesëmarrës, si dhe fondeve qe përfiton çdo qark.

Ne ditët e shfaqjes se çdo grupi do te organizohen edhe panaire te artizanatit e kulinarisë karakteristike, si pjese e rëndësishme e trashëgimisë se ardhur nga çdo qytet i Shqipërisë./tvklan.al