Pas miratimit nga qeveria për bonusin e fundvitit për pensionistët ka nisur shpërndarja e tij për rreth 724 mijë përfitues në të gjithë vendin.
Sipas Ministrit të Ekonomisë Blendi Gonxhja bonusi i fundvitit mund të tërhiqet në çdo pikë të Postës Shqiptare apo Bankat e Nivelit të Dytë kudo.
Të gjithë pensionistët që marrin pension deri në 20 mijë lekë do të tërheqin edhe bonusin prej 150 eurosh, ndërsa ata që marrin mbi 20 mijë lekë, përfitojnë 100 euro shtesë.
Për bonusin e fundvitit qeveria ka alokuar një fond prej 100 milionë eurosh dhe shpërblimi mund të tërhiqet deri më 30 Qershor të vitit 2025.
Sipas kryeministrit Edi Rama pensionistët do të përfitojnë edhe një bonus tjetër në pranverën e vitit të ardhshëm, edhe pse shuma nuk është përcaktuar ende se sa do të jetë për çdo pensionist.
Paralelisht ka nisur edhe puna për reformim të sistemit të pensioneve në vend.
Klan News