Lajme Arkiva – TV Klan 2004

22 ushtarakë të batalionit të forcave operacionale speciale shqiptare, janë nisur me mision Afganistan. Këta ushtarë për 6 muaj do të kryejnë misionin e radhës në kuadër të ISAF-it, nën varësinë e komandës turke. Për të përcjellë këtë kontingjent ushtarak është organizuar një ceremoni në aeroportin e Rinasit, ku merrte pjesë dhe Ministri i Mbrojtjes Pandeli Majko, si dhe ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Oguz.

Pandeli Majko:- “Kompanitë shqiptare në Afganistan, e nisën misionin e tyre duke i dhënë atij një përmasë të veçantë, jo vetëm ushtarake, por dhe politike. Të bindjes së thellë, se duke luftuar për paqe në Afganistanin e largët, se duke shërbyer për jetën, lirinë, sigurinë stabilitetin atje, në të njëjtën kohë i shërbejnë Shqipërisë”.

22 ushtarakët e nisur sot drejt Afganistanit, përbëjnë dhe kontingjentin e katërt të paqeruajtësve shqiptarë, që kryejnë misionin në këtë shtet./tvklan.al

Gazetare – Elja Zotka